U plagos punëtori, prangoset pronari i gabrikës së mermerit në Vlorë

Aktualitet

polici-vlore15Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë Pronarin e një punishteje mermeri për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë". Vendim Durmishaj, 43 vjeç, banues në Vlorë është edhe administratori i firmës së përpunimit të mermerit, u krye në punishten e tij me emrin "Pamel Durmishaj" në lagjen "Kushtrimi".

Ditën e djeshme, gjatë aktivitetit të punës është dëmtuar punonjësi i kësaj firme, shtetasi: A.H., 43 vjeç, banues në Vlorë, ku për pasojë është plagosur me mjetin e punës (trapan) në një pjesë të fytyrës dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Qytetit, sipas mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT