Tragjedia në Mekë, ngushëllon Papa Françesku

Bota

papaPapa Françesku ka shprehur ngushëllime për vdekjen e mbi 700 besimtarëve myslimanë të cilët humbën jetën nga një ikje e rrëmujshme gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Mina, rreth 5 km larg Mekës.

Kreu i Vatikanit drejtoi shërbesen në Katerdralen e “Shën Patrikut” në Nju Jork, kur iu kërkoi të gjithë të pranishme të luteshin për të gjithë personat që kishin humbur jetën në Mekë dhe për të plagosurit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy ditë më parë, Ati i Shenjtë u ndal në Shtëpinë e Bardhë ku u prit nga Presidenti Obama. Mesazhi i përcjellë nga ky takim lidhej me emigracionin dhe me ndryshimet klimatike.

Ndërsa të enjten, Papa Françesku u shndërrua në Papën e parë në histori që u drejtohet të dyja dhomave të Kongresit amerikan, si Senatit, ashtu edhe Dhomës së Përfaqësuesve.

ME TE LEXUARAT