Tiranë, mashtrimi në e-mail, tregtarit i vjedhin 13 mijë euro

Aktualitet

polici-tiraneNjë tregtar nga Tirana ka rënë pre e një skeme mashtrimi me anë të postës elektronike.

Policia ka thënë se më datë 16.09.2015, rreth orës 10.00, shtetasi D.H, vjeç 46, banues në Tiranë, është paraqitur dhe ka denoncuar ngjarjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas burimeve zyrtare tregtari kallëzon se është mashtruar me anë të email-it, ku për pasojë ka transferuar 13.657.40 euro, në Hong Kong.

Shuma në fjalë është transferuar me qëllimin për blerjen e pajisjeve të ndryshme të porositura nga ky shtetas nga një kompani finlandeze.

Pasi ka transferuar shumën prej 13 mijë euro në llogarinë që i është dhënë përmes e-mailit, tregtari nuk ka arritur të lidhet më me marrësin e parave.

Për këtë arësye ai ka denoncuar në polici ndërsa burimet zyrtare thonë se pas kallëzimit penal po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Lajmifundit.al mësoi se disa ditë më parë tregtarit i ka mbërritur në e-mail një oferte për blerje pajisjesh në Kinë përmes ndërmjetësimit të një kompanie finlandeze.

Për të nisur punën, dërguesit e e-mailit i kanë kërkuar shqiptarit 13 mijë euro por pasi kanë marrë paratë janë zhdukur.

ME TE LEXUARAT