Tifozët kuqezi “Messi, Messi”: Shikoni reagimin e Ronaldos

Sport

Albanian fans screaming towards Cristiano... by lubomir-mitev

Cristiano Ronaldo erdhi në Tiranë dhe la më shumë “gjurmë” duke refuzuar fëmijët e vegjël, që kërkonin të bënin ndonjë foto me të në stadium, me “selfiet” nga kabina e pilotit të avionit, se sa nga ajo që tregoi në fushën e blertë.

Përveç dy-tri goditjeve nga jashtë zonës, në fillim të ndeshjes Shqipëri-Portugali, ylli portugez i Realit të Madridit u “likujdua” nga kapiteni Lorik Cana dhe Arlind Ajeti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Forma e tij e dobët ishte edhe në qendër të pyetjeve të gazetarëve pas kësaj kualifikueseje, me trajnerin Fernando Santos. Ai e mori në mbrojtje tri herë fituesin e “Topit të Artë”. Në fakt, kudo ku shkon të luajë me kombëtaren e tij, tifozët kundërshtarë mundohen ta çorientojnë me një mënyrë të vetme, origjinale, duke bërtitur në kor emrin e Lionel Mesit. Argjentinasi i Barcelonës është sfidanti numër një i portugezit, mes tyre ka një luftë të vërtetë në distancë, qoftë në numrin e shënimit të golave në La Liga e kompeticione të tjera, qoftë në fitimin e “Këpucës së Artë” dhe “Topit të Artë”, transmeton telesport.

Këtë lloj pritjeje gjeti edhe në “Elbasan Arena” portugezi i famshëm, i cili, sikurse duket edhe në këtë video, është përballur me thirrjet “Messi, Messi” kur ka dalë në nxehje, në tapetin e blertë. Nuk i ka ardhur mirë, natyrisht, por veprimi i Ronaldos është “driblues”. Me duar e gjeste, ai u drejtohet tifozëve kuqezinj, që po thirrnin në kor emrin e yllit të Barcelonës, duke u thënë “më fort, më fort”. Pastaj vijon nxehjen me bashkëlojtarët e tjerë, duke bërë një “vërrë në ujë” në 93 minutat e ndeshjes kualifikuese, personalisht. Në fund gëzoi, sepse fitoi falë golit të Velosos në minutën e 93-të, në të vetmin moment shpërqendrimi të kuqezinjve tanë.

ME TE LEXUARAT