“Super Hëna e kuqe”, eklipsi më i bukur në 33 vite

Soft

henaaa28 shtatori do të jetë nata e “Hënës së madhe të kuqe”, kur mes orës 02:10 dhe 07:23 të së hënës do të ndodhë një eklipsi i plotë i Hënës.

Sateliti ynë do të hyjë në konin e hijes që projekton toka ndërsa kalon përballë diellit dhe do ta errësojë tërësisht atë; madje duke i ndryshuar komplet ngjyrën. Në rajonin tonë do të jetë më e përshtatshme për t’u parë nga ora 04:11 deri në orën 05:25.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fenomeni njihet me emra të ndryshëm si “Super Hëna e përgjakshme”, “eklipsi i superhënës” etj.

Një superhënë është Hëna e plotë ose hëna e re që ndodh afër ekuinoksit vjeshtor dhe është një nga momentet kur sateliti gjendet më pranë Tokës. Kjo bën që Hëna të duket 14% më e madhe në diametër.

Ndërkohë, një eklips hënor ndodh kur Hëna kalon pas Tokës në hijen e krijuar nga projektimi i rrezeve të diellit mbi të. Ky fenomen mund t’i japë Hënës një nuancë të kuqe.

Kombinimi i dy të mësipërmeve formon superhënën, fenomen që nuk ndodh shumë shpesh. Që prej 1900-ës eklipsi i superhënës ka ndodhur vetëm pesë herë. Hera e fundit ka qenë në vitin 1982, dhe nëse e humbisni këtë herë do t’ju duhet të prisni deri në vitin 2033, njofton NASA.

Këtë vit, kjo ngjarje do të shihet nga dy Amerikat, Evropa dhe Afrika mbrëmjen e 27 shtatorit dhe mëngjesin e ditës pasardhëse. Për të gjithë ata që do të pengohen nga koha e keqe apo qielli me mjegull, NASA do ta transmetojë drejtpërdrejt të gjithë ngjarjen.

ME TE LEXUARAT