Sondazhi i Konfindustria per Gjykaten Administrative

Aktualitet

gjergj-buxhuku-10-gusht1Konfindustria ne bashkepunim me Ministrine e Drejtesise dhe Fondacionin Gjerman "Friedrich Ebert" ka kryer vezhgimin per efektivitetin e punes se Gjykatave Administrative ne shkalle vendi ne vitin 2014. Viti 2014 shenon vitin e pare te themelimit dhe aktivitetit te Gjykatave Administrative.

Mbeshtetur ne studimin e kryer nga Qendra e Studimeve te Konfindustrise del, se nga numri I pergjithshem i ceshtjeve te regjistruara ne gjykata vetem  54% e tyre jane dhene brenda afatit 3 mujor nga Gjykatat Administrative te Shkalles se Pare ne nivel vendi. Nga Gjykata e Apelit brenda afatit 3 mujor nga regjistrimi i ceshtjes jane dhene vetem 24% e vendimeve. Vleresohet, se numri i ceshtjeve per te cilat eshte dhene vendim brenda afatit ligjor prej 45 ditesh eshte pothuajse i paperfillshem.

Gjithashtu, sondazhi i kryer nga Qendra e Studimeve te Konfindustrise me perfaqesues te bizneseve tregoi, se 71%% e bizneseve e vleresojne pozitivisht dhe hap perpara krijimin e Gjykatave Administrative, por mbi 80% e tyre kane pakenaqesi per shpejtesine e gjykimit.

ME TE LEXUARAT