Shkelmoi emigrantët, kameramanja rrezikon dëmimin me burg

Bota

kameramanja2015Një kameramane e një televizioni hungarez është përjashtuar nga puna, pasi është xhiruar në kamera duke shqelmuar migrantët që përpiqeshin të kalonin kufirin Serbi – Hungari. Videoja ka ngjallur reagime të jashtëzakonshme në rrjetet sociale.

Petra Laszlo, kameramanja, ka punuar për kanalin televiziv në internet N1TV.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Komiteti i Helsinkit në Hungari ka thënë se ky rast mund të cilësohet si akt urrejtjeje, I cili me ligjet hungareze është i dënueshëm.

Tamash Fazekash i ka thënë Radios Evropa e Lirë ka thënë se tani në lëvizje duhet të jenë institucionet dhe ka shpresa që ky rast të marrë cilësimin e drejtë ligjor.

Sipas ligjeve në Hungari, krimi nga urrejtja mund të dënohet nga një deri në shtatë vjet burgim.

ME TE LEXUARAT