Rriten tensionet mes fraksioneve radikale në Siri

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

sirNjë grup prej 1500 personave, kryesisht nga Çeçenia, Uzbekistani dhe Taxhikistani, që po luftojnë në Siri, kanë shprehur besnikërinë e tyre ndaj Al-Qaedas, më saktësisht krahut Al Nustra, raporton observatori për të drejtat e njeriut për Siri.

Jaish al-Muhajireen Wal-Ansar e ka bërë këtë konfirmim gjatë një deklarate të shpërndarë në formë elektronike, për mbështetësit e tyre.

Al Nustra kundërshton rivalin e saj grupin Shtetit Islamik, një grup ekstremistë Suni, e cila tashmë ka zgjeruar dominimin e saj në Siri dhe Irak.

Lufta mes këtyre dy grupeve po bëhet edhe për kontrollimin e disa pjesëve të qytetit Aleppo.

Al Nusra, besnik ndaj paraardhësit të tyre, tashmë të vrarë, Osama bin Laden dhe grupi Shtetit Islamik, janë dy fraksionet më të forta ta cilat po luftojnë kundër ushtrisë siriane dhe partnerëve të saj, në luftën civile.

ME TE LEXUARAT