Rikthehet frikshëm Ronaldo, 5 gola dhe rekord ndaj Espanyol

Sport

ronalCristiano Ronaldo i vetëm mjaftoi që Reali i Madridit të fitonte me një rezultat tenistik në javën e 3-të të Primera Divizion. Ylli portugez, që nuk kishte shënuar në dy javët e para të kampionatit, shënoi pesë herë në portën e Espanjolit duke thyer jo vetëm “shterpësinë” e tij përpara portës por gjithashtu dhe rekordin e Raul Gonzalez, pasi preku kuotën e 231 realizimeve me camiseta blanca në kampionat. Në fakt, sfida e “Cornelia El Prat” ishte e tëra një histori e shkruar nga portugezi, që brenda 20 minutave shënoi 3 herë duke barazuar dhe rekordin e Pepillos, në vitet 60-të për tregolëshin më të shpejtë në La Liga.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi shënoi me një asist të Modric, Ronaldo dyfishoi nga pika e bardhë në të 17-tën, përpara se në të 20-tën të dërgonte me forcë topin në rrjetë duke zyrtarizuar dhe parakalimin e Raulit për numrin e golave të shënuar me Realin në La Liga. Në të 28-tën, Ronaldo tregoi se di dhe të dhuroi asist teksa i shërbeu Benzemas golin e 4-0, për të vazhduar në pjesën e dytë shfaqjen e tij personale, kur në të 61-tën shënoi dhe golin e 5-0.

Gjithsesi një tjetër rekord, Ronaldo e barazoi me golin e 6-0, kur u bë futbollisti i tretë në historinë e La Ligas, që shënon 5 gola në një ndeshje në transfertë, pas Merodios së Bilbaos në vitet 50-të dhe Peternac të Valladolid në vitet 90-të. Një ndeshje rekordeshh për portugezin, që me golat e shënuar në një ndeshje të vetme merr dhe kreun e golashënuesit më të mirë në Primera. Supersport

ME TE LEXUARAT