Raporti i OSBE, Berisha: Me hetoi Ina Rama! Nuk gjeti asgje ndaj meje

Politikë

berishIsh-kryeministri Sali Berisha ju pergjigj lajmeve te hapura diten e sotme per nje raport konfidencial te OSBE-se ne te cilin dhe ai permendej per afera korruptive bashke me femijet e tij. "Sot mediat kane botuar nje raport te OSBE, ne te cilin perflitet dhe emri im. Lidhur me kete raport theksoj me pergjegjesi te plote se, ashtu siç pohon dhe vete raporti, kemi te bejme thjesht me nje riciklim te nje trillimi te turpshem e qesharak te ish gazetareve te Koço Kokedhimes dhe te ndonje tjetri, ndaj te cileve jane ndermarre dhe jane ne vazhdim pergjigjet e duhura ligjore per shpifjet dhe trillimet e tyre te ulta, te verifikuara si te tilla tashme nga organet kompetente. Per OSBE dhe cilindo qe i intereson e verteta shtoj se te gjitha keto shpifje dhe trillime jane hetuar imtesisht nga prokuroria e drejtuar nga Ina Rama dhe jane gjetur te paverteta, shpifje dhe trillime! sb", shkruan Berisha.

ME TE LEXUARAT