Rama: Kundërveprim agresiv ndaj informalitetit

Aktualitet

ramKryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e së hënës një takim me përfaqësues të biznesit shqiptar, në fokus të të cilit ka qenë lufta kundër informalitetit.

“Nga informaliteti plagosen përditë ata që duhet të jenë të garantuar e të mbrojtur dhe përfitojnë të gjithë evazorët, që duhet të përgjigjen përpara ligjit. Aksioni ynë është një kundërveprim agresiv kundër kësaj situate”, ka thënë Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rama ka theksuar se qeveria e tij ka nxjerrë nga koma ekonominë e vendit dhe ka shmangur një kolaps të plotë financiar, që do të vinte si pasojë e kolapsit të sistemit energjitik.

Më tej Rama ka shtuar se, TVSH-ja sot rimbursohet automatikisht dhe nuk është e nevojshme të paguhet asnjë qindarkë.

“Ekonomia po lëviz në drejtimin e dëshiruar, në funksion të modelit të ri ekonomik”, ka thënë kryeministri.

Ai është shprehur optimist se brenda vitit qeveria e tij do t’i arrijë objektivat e arkëtimeve nga taksat dhe tatimet.

ME TE LEXUARAT