Putini në OKB: Mosbashkëpunimi me Assadin, i gabuar

Bota

putinnPresidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se është gabim i madh mosbashkëpunimi me forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad, të cilat, sipas tij, janë forcat e vetme që “luftojnë vërtet” grupin ekstremist të Shtetit Islamik (IS) në Siri.

“Mendojmë se është një gabim i madh të refuzohet bashkëpunimi me Qeverinë e Sirisë dhe forcat e saj të armatosura, që janë trimërisht duke luftuar ballë për ballë me terrorizmin”, ka thënë Putin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Putin po ashtu ka kritikuar Perëndimin për armatosjen e rebelëve “të moderuar” në Siri, duke thënë se ata më vonë u janë bashkuar militantëve të Shtetit Islamik.

Fjalimi i tij vjen në kohën e rritjes së pranisë ushtarake ruse në Siri, e cila ka rritur shqetësimet e Shteteve të Bashkuara.

ME TE LEXUARAT