Prokuroria pritet ti drejtohet Kuvendit për deputetin Armando Prenga

Aktualitet

prokMe mbylljen e veprimeve të para hetimore pritet që Prokuroria e Përgjithshme t’i drejtohet sot me një raport-kërkesë Parlamentit, ku do t’i kërkojë Kryetarit të Kuvendit heqjen e

mandatit të imunitetit te deputetit Armando Prenga dhe vijimin e hetimeve ndaj tij lidhur me ngjarjen e Laçit dhe arrestimit të tij në kushtet e flagrancës. Kushtetuta në nenin 73 pika 3 të saj, si dhe Rregullorja e Kuvendit në nenin 119 përcaktojnë qartë të gjithë procedurën

që ndiqet në rastin kur deputeti është ndaluar ose arrestuar pa autorizim, kur kapet në kryerje

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi, siç është rasti i deputetit të Qarkut të Lezhës.

Për rastet e arrestimit në kushtet e flagrancës, Ligji Themeltar i Shtetit parashikon që Prokurori i Përgjithshëm duhet të njoftojë menjëherë Kuvendin, i cili vendos në lidhje me masën e arrestit. Sipas Rregullores së Kuvendit, çështja e Armando Prengës pritet të kalojë nëpër të

njëjtat procedura si në rastet e deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku kur prokuroria kërkoi

autorizim për arrestim. Por i vetmi ndryshim, është se deputeti i arrestuar në flagrancë nuk

ka të drejtën e mbrojtjes para anëtarëve të Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Manda-

tet, i cili shqyrton kërkesën e organit të akuzës e cila do të depozitohet ditën e sotme në

Kuvend.

 

ME TE LEXUARAT