Përgatituni për “hënën e përgjakshme”, ekslipsi total i hënës e jo vetëm

Soft

henaMë 28 shtator hëna do të jetë e ‘përgjakshme’, një ekslips total do të t’i japë këtë ngjyrë të veçantë satelitit tonë; ndryshe nga çmendojnë shumë njerëz se kjo ngjyrë është një shenjë e keqe. Më në fund do të jetë rradha për të admiruar një spektakël të tillë që mund të na e dhurojë vetëm qielli i mbrëmjes. Por jo vetëm kaq, sepse hëna do të jenë më e errëta por dhe më e ndriçuara në një natë të vetme.

Pak evente mund të jenë kaq mbreslënës sa eklipset, pasi momenti magjik kur hëna apo dielli mbulohen në mënyrë të përkohshme shtyn gjithnjë kuriozitetin e të gjithëve për të vështruar me kërshëri qiellin e për të pritur me padurim se çfarë do të ndodhë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por natën e 28 shtatorit kur do të ndodhë eklipsi do të ketë një arsye më shumë për të ndenjur vonë pasi do të shfaqet e ashtëquajtura ‘Super Hëna’.

Në këtë rast hëna do të pozicionohet në një distancë prej vetëm 356,877 kilometra nga toka krahasuar me distancën e përgjithsme prej 385 mijë kilometrash.

Kjo ndodh për shkak të formës jo perfekshmërisht rrethore të orbitës hënore dhe për pasojë hëna do të shfaqet më e madhe dhe më e shndritshme.

Kjo natë do të jetë dhe më e errëta pasi hëna do të eklipsohet për dy orë me rradhë. Këto fenomene të gjitha sëbashku në një natë të vetme parashikohet të nisin rreth orës 2 të natës dhe eklipsi do të përfundojë në orën 5:24 të mëngjesit të ditës tjetër.

Kjo është hëna e katërt e një serie të njëpasnjëshme që për shumë vende nuk kanë qenë të mundura për t’u parë (duke filluar me hënën në 15 prill e 8 tetor 2014, dhe atë më 4 prill 2015).

 

ME TE LEXUARAT