Operacioni "Arsimtari", 5 në pranga për armë dhe drogë

Aktualitet

arsimtSpecialistët e Sektorit për Trafiqet dhe Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, finalizuan me sukses operacionin e koduar”Arsimtari” ku u arrestuan në flagrancë shtetasit e mëposhtëm Selman Tafa  62 vjeç,banues në Fushë-Krujë; Avni Murati  38  vjeç,banues në Bathore, Tiranë; Sulejman Murati  53 vjeç,banues në Bathore, Tiranë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi Në Qerek, pranë Aeroportit”Nënë Tereza”gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin Avni Murati,tip Fuoristardë, Nissan me targë AA183JO, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri automatike model 56; 3 krëhëra me 34 copë fishekë.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar edhe shtetasit e mëposhtëm: Onjel Take 39 vjeç,banues në Durrës; Ergys Çela  21vjeç,banues në Fushë-Krujë. Shtetasve të mësipërm, nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip Mercedes Benz me targa AA211LB dhe kontrolli fizik i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 500 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 armë zjarri automatike model 56; 3 krëhëra me 34 copë fishekë; 500 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva; 1 automjet i  markës Nissan me targë AA183JO dhe 1 automjet i markës Mercedes Benz me targa AA211LB dhe 7 telefona celularë.

ME TE LEXUARAT