Meta pret senatorët francezë: Intensifikim marrëdhëniesh

Politikë

metKryetari i Kuvendit z. Ilir Meta, priti sot një delegacion me anëtarë të Grupit të Miqësisë Francë-Shqipëri në Senatin Francez përbërë prej Senatores Bariza Khiari, Zv. Presidente e Senatit dhe Senatorit Bernard Fournier, Anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme, Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.

Të pranishëm në takim ishin edhe znj. Mimoza Hafizi, Kryetare e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Francë në Kuvendin e Shqipërisë dhe Ambasadori i Francës në Shqipëri z. Bernard Fitoussi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta i uroi Senatorëve francezë mirëseardhjen në Shqipëri dhe vlerësoi forcimin e marrëdhënieve dhe intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare mes Shqipërisë dhe Francës, veçanërisht mes grupeve reciproke të miqësisë.

Z. Meta theksoi se Franca është jo vetëm një vend mik i Shqipërisë por edhe një partner shumë i rëndësishëm në kuadër të avancimit të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Në këtë drejtim, u theksua nevoja e intensifikimit të mëtejshëm të marrëdhënieve, veçanërisht të shkëmbimeve tregtare dhe thithjes së investimeve franceze në Shqipëri.

Senatorët znj. Khiari dhe z. Fournier rikonfirmuan mbështetjen e pakursyer të Francës dhe të Senatit të saj për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për progresin social dhe ekonomik të marrëdhënieve tradicionale mes dy vendeve tona.

Senatorët francezë vlerësuan gjithashtu zhvillimet pozitive të gjithanshme në Shqipëri gjatë viteve të fundit si dhe modelin e shkëlqyer të bashkëjetesës fetare që Shqipëria projekton në arenën ndërkombëtare dhe nënvizuan njëkohësisht se Franca e vlerëson maksimalisht kontributin konstruktiv të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në përfundim, duke vënë në dukje lidhjet historike mes dy popujve dhe cilësitë e Shqipërisë si një vend i Frankofonisë, Kryetari i Kuvendit dhe Senatorët francezë ndanë bindjen se baza e fortë e lidhjeve mes dy vendeve tona shërben si një themel solid për rritjen e investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Francës.

Ndërkaq, delegacioni parlamentar i Senatit Francez ndoqi edhe punimet e Parlamentit në seancë plenare.

ME TE LEXUARAT