Merkatoja e legjionarëve në Europë

Sport

legjioMerkatoja e kësaj vere ka qenë shumë e “nxehtë” për pjesën më të madhe të futbollistëve të Kombëtares Shqiptare, të cilët kanë ndërruar ambient për një destinacion më të mirë për karrierën e tyre. Disa nga këto lëvizje konsiderohen si hap i rëndësishëm në karrierë, por ka edhe nga ato transferime që janë kryer për të gjetur më shumë hapësira në fushën e blertë. Elseid Hysaj pasi e shfrytëzoi sezonin e kaluar në Serinë A si vitrinë për të spikatur në futbollin elitar, u transferua për 5 milionë Euro te Napoli, ku do të qëndrojë deri në vitin 2020. Nga Seria A u largua Lorik Cana, i cili pas katër viteve me Lazion, u kthye në Ligën e parë franceze, jo te PSG apo Marseille, por te Nantes, ku gjeti Ermir Lenjanin. 26-vjecari pas gjashtë muajsh te Rennes, ku luajti vetëm në 3 ndeshje, u dha në formë huazimi te Nantes.

Nuk do të jetë më pjesë të Serisë A Migjen Basha dhe Andi Lila. Ish-mesfushori i Torinos ka firmosur në Supërligën e Zvicrës me Lucernen, ndërsa Lila pasi shkëputi marrëdhëniet me Parmën, u kthye në Greqi te Pas Janina. Katapultohet në Serinë A talenti i Shpresës, Rey Manaj, që u ble nga Interi pasi shkëlqeu me Cremonesen në Lega Pro. 18-vjecari është grumbulluar rregullisht nga Roberto Mancini, madje debutoi me ziklatrit në sfidën e fituar me Atalantën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E ka të vështirë të rikonfirmohet në futbollin që vlen Edgar Cani, që nga Catania që zotëronte kartonin e tij, përfundoi te Pisa në Lega Pro. Në fakt lëvizja e parë kuqezi në kërtë merkato vere ishte transferimi i Amir Abrashit nga Grasshopers në Zvicër te Frieburgu në Bundesligë, që u pasua nga kalimi i Odise Roshit nga FSV Frankfurt në Bundesligën e dytë gjermane te Rijeka në Kroaci, ku gjeti Bekim Balajn. Ndërkohë te RNK Split po në Kroaci pati dy lëvizje të kuqezinjve për në kahe të ndryshme. Sokol Cikalleshi u shit nga klubi kroat për rreth 2 milionë Euro te Istambul Basaksehir në Turqi, ndërkohë që RNK Split mori nga Partizani me parametër zero Amir Rrahmanin.

Herolind Shala, i blerë në janar nga Slavia e Pragës kaloi në formë huazimi te Slovan Liberec, ndërsa lëvizja e fundit por nga më të rëndësishmet për opinioin sportiv shqipar ishte qëndrimi i Hamdi Salihit në Korcë edhe për sezonin e ardhshëm. Mbetet ende pa skuadër mbrojtësi Arlind Ajeti, por për 21-vjecarin nuk do të ketë asnjë problem për të gjetur një destinacion të ri edhe pas përfundimit të afatit kohor të merkatos, pasi është lojtarë i lirë. Supersport

ME TE LEXUARAT