Mediat serbe i gëzohen humbjes së Shqipërisë

Sport

media-serbeShqipëria pësoi humbjen e parë në kualifikimet për Evropianin "Francë 2016" duke u mposhtur me rezultat minimal 1:0 kundër Portugalisë. Kjo humbje ka gëzuar mediat serbe.

“Portugalia nënshtron Shqipërinë: Ronaldo me shokë heshtin Elbasanin në minutën e 90-të”, shkruan portali serb Telegraf.rs.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa, portali tjetër serb “B92” shkruan: “Veloso hesht Elbasanin”.

“Shqipëria tani duhet të mposhtë Serbinë: Portugezët heshtin Elbasanin në minutën e 92-të”, ishte titulli i “Kurir”.

Ndërsa, portali Blic.rs shkrimin për humbjen e kuqezinjve nga portugezët e ka titulluar: “Portugalia pikëllon Shqipërinë”.

ME TE LEXUARAT