Media daneze: Dështuam ndaj Shqipërisë. Italianët, elozhe De Biasit

Sport

flamujtMediat e Danimarkes e kanë cilësuar dështim barazimin pa gola të kombëtares së tyre me përfaqësuesen e Shqipërisë.

E përditshmja Extrabladet ka theksuar se danimarka e Morten Olsen nuk e ka cilësinë e duhur për të qenë mes skuadrave më të mira të Europës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas analistëve sportive danez, trajneri Olsen e ka humbur mprehtësinë për të zgjedhur lojtarët e duhur në kombëtare, për të lexuar ndeshjen dhe për të bërë ndërrimet e duhura në momentin e duhur.

66-vjecari ka qenë adresa e kritikave edhe e mediave të tjera daneze, shumë prej të cilave janë habitur me deklaratat e tij të cilat më shumë sesa për ndeshjen kishin të bënin me fotot e Ballist Morinës me lojtarët e kombëtares shqiptare.

Hapësirë të rëndësishme kësaj ndeshjeje i kanë kushtur edhe mediat italiane, të cilat sigurisht në titujt e tyre flasin për italianin Gianni De Biasi.

"Barazim i artë për De Biasin" është titulli i Gazzeta Dello Sport ndërkohë që TGCom ka vlerësuar zgjedhjet e trajnerit për atë barazim në Kopenhagen, rezultat që mban akoma Shqipërinë në garë për të kualifikuar direkt në Euro 2016. Ndërsa titulli i të përditshmes spanjolle As është: “Danimarka nuk mundet t’ia dalë përballë një Shqipërie që vazhdon të ëndërrojë”.

ME TE LEXUARAT