Marshimi për paqen, policia e Tiranës: Ja rrugët që do bllokohen

Aktualitet

policia-tiranesDrejtoria e Policisë së Tiranës njofton se në datat 6 dhe 8 shtator 2015, Komuniteti “Sant EGIDIO” me qendër në Itali, në bashkëpunim me Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Konferencën Ipeshkvnore të Shqipëri së, me mbështetjen e Qeverisë shqiptare dhe Bashkisë Tiranë, do të zhvillojë takimin e 29-të ndërkombëtar, me titull “Paqja është gjithmonë e mundshme”.

Në qytetin e Tiranës do të zhvillohet marshimi në të cilin priten të marrin pjesë 5 deri në 8 mijë misionarë, përfaqësues dhe udhëheqës të të gjitha besimeve fetare, që do të vijnë nga 60 vende të ndryshme të botës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në kuadrin e masave të marra për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, Drejtoria e Tiranës njofton drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës se në datat 6 dhe 8 shtator 2015, do të ketë kufizime të akseve rrugore të qytetit të Tiranës, devijime, ndalim qarkullimi ose bllokime të disa akseve  rrugore, me qëllim zhvillimin  normal të marshimit.

Akset rrugore të cilat do të rezervohen për zhvillimin e  aktivitetit dhe në të cilat do të ketë devijime, bllokime apo ndalim qarkullimi janë:

- në datë 06.09.2015, ora 14:00 deri 22:00, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”, ky i fundit do të jetë i kufizuar dhe për këmbësorët.

Kufizime do të ketë rruga “Dervish Hima”, rruga e Elbasanit nga ora 20:00 deri 24:00, qarkullimi i mjeteve do të devijojë nga Unaza e re.

Gjithashtu do të ketë kufizim nga ora 17:00 deri 23:00 në bulevardin “Bajram Curri”, rruga “Bardhyl” dhe rruga “Dibrës” duke filluar nga “Farmacia 10” deri te Spitali QSUT.

- në datë 08.09.2015, duke filluar nga ora 15:00 deri 23:00, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve dhe do të ndalohet qarkullimi i tyre, duke filluar nga  Sheshi Skënderbej, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, deri tek Presidenca si dhe rruga Papa Gjon Pali II, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali “deri ne bulevardin “Bajram Curri“.

Bllokim do të ketë rruga ”Dëshmorët e 4 Shkurtit” duke filluar nga rruga e Kavajës deri te Bulevardi “Zhan Dark”.

Kufizime do të ketë edhe Bulevardi “Bajram Curri”, rruga “Bardhyl” dhe rruga ”Dibrës” nga Farmacia 10 deri te Spitali QSUT.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, që në këto ditë, të shmangin qarkullimin me mjete në këto akse rrugore.

ME TE LEXUARAT