Lamborghini me vlerë 550 mijë euro digjet në mes të Dubait

Soft

Djegia e një makine në rrugët e Dubait, nuk është diçka krejt e pazakontë për ata që jetojnë e punojnë atje. Por nëse makina është një Lamborghini Aventador me vlerë rreth 550 mijë euro, atëherë kjo nuk është pak.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja në video ka ndodhur në qendër të zonës së njohur si Dubai Marina. Autori i videos thotë se makina mori flakë për shkak të të nxehtit ekstrem. “Ndodh shpesh në Dubai. Bën aq vapë sa makinat marrin flakë krejt papritur”, thotë ai. Përdoruesi i “Youtube”, Khôi Vĩ, shprhet se shumë njerëz mbajnë me vete pompat e fikjes së zjarrit për shkak të numrit të madh të incidenteve si ky në video.

Makinat e luksit si Lamborghini Aventador janë të zakonshme në rrugët e Dubait, ku numërohen mbi 25 mijë milionerë.

ME TE LEXUARAT