Ky është treni që i kushton 2 mijë euro bileta

Soft

treni-luksozA jeni të gatshëm të blini një biletë 2000 euro për një udhëtim 3-ditor në një tren super luksoz, që pritet të vihet në shërbim të publikut në vitin 2017?

Ky tren është rezultat i punës së përbashkët të dizajnuesit nga Ferrari, Ken Okuyama dhe hekurudhave japoneze “JR East”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas projektit ky tren do të ketë vagona me mure xhami, dizajn të shkëlqyer dhe suita luksoze.

Treni do të ketë 10 vagonë, i mobiluar me mobilje druri dhe lëkure, me një restorant madhështor dhe tre suita si në përralla.

Secili prej vagonave të tij do të ketë hapësira të dyfishta vëzhgimi në mënyrë që 34 pasagjerët, (kapaciteti maksimal), të mund ta shijojnë peisazhin gjatë udhëtimit.

Përveç mundësisë për ta parë ambientin e jashtëm nga dritarja e vendosur në pjesën e përparme të trenit, pasagjerët do të kenë mundësi të qëndrojnë në suitat e rehatshme.

Pra treni do të jetë i pajisur me suita shumë luksoze me dy nivele, ku në të parin do të ketë 2 shtretër dhe një banjë private, ndërsa atë të dytin do të jetë hapësira për qëndrim.

Pesë vagona do të jenë të dedikuar vetëm për fjetjen. Treni do të ketë edhe sistemin EDC që mundëson lëvizje njësoj si në binarët elektrikë po ashtu edhe në ata jo-elektrik.

Projekti do të kushtojë rreth 50 milionë dollarë dhe pritet që treni të jetë gati në 2017.

ME TE LEXUARAT