Kuvend, të hënën nis sesioni i ri parlamentar

Politikë

kuvendSesioni i pestë i Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Shqipërisë nis zyrtarisht punimet pasditen e së hënës (ora 17:00). Pas një ndërprerje njëmujore të aktivitetit parlamentar, deputetët do të ulen në sallën e Kuvendit, ku i pret një dinamikë e ngjeshur pune.

Seancës së pasdites do t’i paraprijë mbledhja (ora 12:00) e Konferencës së Kryetarëve, ku do të miratohet kalendari trejavor i punimeve dhe programi i punës së Kuvendit deri në muajin nëntor.

Seanca e ditës së hënë parashikon hapjen e sesionit të ri me fjalën përshëndetëse të kryeparlamentarit Ilir Meta dhe përshëndetjet e krerëve të grupeve parlamentare të maxhorancës dhe opozitës.

Sfida e këtij fillimsesioni pritet të jetë reforma në drejtësi, por dhe projektligje të tjera të rëndësishme, të propozuara nga qeveria.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kuvendi i Shqipërisë i zhvillon punimet vjetore në dy sesione. Sesioni i parë nis të hënën e tretë të janarit, ndërsa sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit.

ME TE LEXUARAT