Kriza e refugjatëve, 500 mijë emigrantë hynë në BE nga Mesdheu

Bota

refugjateRreth 500 mijë emigrantë llogariten të kenë hyrë tashmë në Europë nëpërmjet detit Mesdhe.

Të dhënat zyrtare flasin për 430 mijë emigrantë nga të cilët mbi 300 mijë kanë zbarkuar në Greqi dhe mbi 120 mijë në Itali. Ndërsa Bashkimi Europian është duke pregatitur një plan emergjence për 120 mijë refugjatë  kryeministri hungarez Viktor Orban këmbëngul se kushdo që do të hyjë në kufirin e vendit të tij që nga 15 shtatori do të burgoset.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por ndërkohë Britania e Madhe dhe Danimarka kanë vendosur të qëndrojnë jashtë loje, Hungaria nxiton të ngrejë murin në kufi me Serbinë ndërsa pamjet e ardhura nga një pikë grumbullimi ku emigrantëve u hidhen copat e bukës sikur të ishin kafshë, janë mjaft shokuese.

Sipas kryeministrit italian Matteo Renzi Komisioni Europian ka bërë hapin e parë ndërsa kancelarja gjermane paralajmëron se ‘solidaritet europian do të thotë që të gjithë të marin pjesë’.

Këshilli i jashtëzakonshëm i ministrave të brendshëm që do të mbahet të hënën do të jetë mesa duket dita e së vërtetës.

Përtej ‘po-së’ për skëmën e parë të 40 mijë emigrantëve 16 nga greqia dhe 24 mijë nga italia që është vetëm një formalitet tashmë, dita e hënë do të jetë edhe një marëveshje politike për të vendosur principet e përgjithshme për planin e emergjencës.

Sic është parashikuar Komisioni Europain propozon kuota detyruese dhe një kompesim të 0.002% të GDP për të gjitha ato vende që nuk mund të marin pjesë.

Ajo që pritet të jetë përballaj e vërtet të hënë është ministri hungarez , ai sllokav, ministri cek dhe ai polak që drejtuesit e brukselit e kanë quajtur në të vërtetë një takim për ti thënë jo kuotave për emigrantët.

ME TE LEXUARAT