Klosi: Së shpejti në Parlament paketa e legjislacionit për arsimin profesional

Aktualitet

klosiNë çeljen e Panairit “Work and stady”, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka deklaruar se do të paraqesë shumë shpejt në Parlament një paketë me tre ligje për të rregulluar arsimin profesional dhe tregun e punës.

"Ne si Ministri e Mirëqenies Sociale do paraqisim shumë shpejt në Parlament një paketë të plotë të legjislacionit për të rregulluar raportin mes arsimit profesional dhe tregut të punës. Tre ligje janë që ne do paraqisim shumë shpejt në Parlament. Pra do të paraqesim ligjin për arsimin profesional për të pasur mundësi që të rregullojmë me ligj raportet ndërmjet arsimit profesional dhe si lidhet me tregun e punës. Ligjin e zejeve, që do të jetë një ligj kyrekëput për ata zanatxhinj që jetojnë me punë të denjë dhe të kenë mundësinë që nëpërmjet punës së denjë të krijojnë karrierën e tyre dhe të krijojnë bizneset e tyre dhe të hapin vende të reja pune. Ligji i tretë po aq i rëndësishëm është ligji i nxitjes së punësimit. Kjo paketë është e mangët nëse nuk do të ketë kontributin e tre faktorëve në këtë përpjekeje: Institucioneve qeveritare, institucioneve të arsimit profesional dhe tregut të punës apo komunitetit të biznesit", u shpreh ministri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke u ndalur tek panairi, Klosi tha se duhet të punojmë që ky panair të jetë i hapur në të gjitha ditët e vitit.

"Ky panair ka një ditë kulmore, por duhet të jetë i hapur në 365 ditët e vitit. Duhet të ketë teknika për ta mbajtur hapur këtë panair. Ne si ministri duke kërkuar mbështetjen e biznesit dhe të institucioneve të arsimit profesional, duhet të kemi mundësi që zyrat tona rajonale të punës të jenë jo vetëm zyra që presion shqetësimin e të papunëve por edhe orjentim për arsimin profesional dhe tregun e punës", tha ministri Klosi.

ME TE LEXUARAT