KE pritet ta shpallë Shqipërinë vend të sigurt

Politikë

komiShqipëria pritet të shpallet zyrtarisht të mërkurën nga Komisioni Europian, si vend i sigurtë origjine, krahas shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Lajmi bëhet i ditur në fashikullin e të dielës të së përditshmes “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e cila u referohet deklaratave të zyrtarëve në Bruksel. Të mërkurën, Komisioni do të publikojë listën e shteteve, që do të konsiderohen vende të sigurta origjine nga të gjitha vendet anëtare. Krahas vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë do të përfshihet edhe Turqia. Sipas “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, për të parën herë lista do të zgjerohet edhe me vende jashtë Europës. Ndër to pritet të jenë edhe Bangladeshi, Pakistani e Senegali.

Gjermania e ka ndërmarrë prej vitit të kaluar, një hap të tillë me vende ballkanike, si Serbia, Maqedonia e Bosnje – Hercegovina. Përfshirja e Shqipërisë, Kosovës e Malit të Zi është aktualisht në diskutim, në rangjet e brendshme politike, shkruan e përditshmja gjermane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shpallja si vende të sigurta origjine do të përshpejtonte kthimin prapa të azilkërkuesve nga këto vende, të cilët emigrojnë në vendet europiane për arsye ekonomike, çka nuk përbën motiv për azil. Pasi Komisioni Europian të pubulikojë listën, do të jetë Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut që do të vendosë për rastet kur azilkërkuesve nga vendet e konsideruara të sigurta, mund t’u jepet e drejta e azilit. Komisioni Europian shkruan në arsyetimin e tij se raste të tilla të izoluara ka në Shqipëri dhe përmend ato të gjakmarrjes, dhunës familjare apo diskriminimin e pjesëtarëve të pakicave etnike si rasti i komunitetit rom. Klan

ME TE LEXUARAT