Itali, mbërrin në Kaljari anija norvegjeze, në bord edhe 6 trupa të pajetë

Bota

anija-1Ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Kaljarit në ishullin e Sardenjës anija norvegjeze Siam Pilot, e cila një ditë më parë shpëtoi në ujërat e Mesdheut 781 emigrantë.

Në bordin e saj mbërrijnë dhe trupat pajetë të 6 emigrantëve mes të cilëve 4 gra që nuk mundën t’i mibjetojnë këtij udhëtimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prefektura e Kaljarit ka ngritur në këtë port një qëndër asistence ku do të kryhen vizitat mjekësore e procesi i identifikimit dhe i regjistrimit të emigrantëve të mbërritur. Më pas të 781 emigrantët do të shpërndahen në struktura të ndryshme të ngritura në të gjithë ishulin e Sardenjës enkas për të për përballuar fluksin e madh të tyre nga brigjet libiane.

Anija norvegjeze Siam Piot e impenjuar në operacionin europian për shpëtimin e emigrantëve në ujërat e Mesdheut, mbërri për herë të tretë në ishulli itlain. Hera e fundit e saj ka qëën më 24 gusht ku trasportoj 963 emigrantë të shpëtuar nga disa anije e gomone në mes të detit.

Nga janari e deri më 27 gusht 2015 në Itali janë regjistruar të hyjnë 111 354 emigrantë nga deti, prej të cilëve rreth 94 mijë kanë pranuar të identifikohen e të regjistrohen në kampet italiane, pjesa tjetër nuk dëshërojnë të qëndrojnë në Itali. Rreth 29.019 janë emigrantë nga Siria, 13.788 nga Nigeria, 8.559 somalez, 6.745 sudanez e 6.324 nga Siria.

ME TE LEXUARAT