Isa Mustafa emëron 6 zv.ministra

Kosovë&Rajon

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka emëruar të mërkurën gjashtë zëvendësministra në ministritë e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Pas konsultave me partnerët e koalicionit qeveritar, kryeministri Isa Mustafa vendosi që të emërojë

Mirjana Jevtiq, zëvendësministre në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale,

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Milan Radojeviq, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme,

Sladjan Nikolçeviq, zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,

Radoljub Mladenoviq, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,

Biljana Popoviq, zëvendësministre në Ministrinë e Financave, dhe

Nusret Hoxha, zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po ashtu ka emëruar Ivan Tomiq, këshilltar politik dhe drejtor të Zyrës për Çështje të Komuniteteve. isa-mustafa155

ME TE LEXUARAT