Hyrja në UNESCO, kërkesa për aplikim dorëzohet nga Shqipëria

Kosovë&Rajon

kosovaMinistria e Jashtme e Republikës së Kosovës ka organizuar një konferencë të jashtëzakonshme për media me ç’rast zëvendësministri i Jashtëm Petrit Selimi shpalosi detaje të reja rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin

, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), pas futjes se kërkesës së Kosovës për anëtarësim në agjendë të Bordit Ekzekutiv, të nënshkruar nga një numër rekord i shteteve anëtare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zëvendësministri i Jashtëm Selimi u shpreh se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në UNESCO gjatë verës përmes Nju Jorkut, sipas rekomandimeve nga vet agjencia gjegjëse e Kombeve të Bashkuara.

Selimi tha “OKB në Nju Jork ka autorizuar UNESCO-n me mekanizmat e saj t’i prijë procesit në mënyrë të pavarur” dhe shtoi se Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bokova ka përcjellur tutje aplikimin e Kosovën në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s.

Ky zhvillim, sipas Selimit, ka hapur dyert që Kosova të futet në agjendën e Bordit Ekzekutiv.

Koova tani ka siguruar votën e deklaruar haptas nga 19 shtete anëtare të Bordit Ekzekutiv, gjë që përbën një lajm pozitiv marrë parasysh se në Bord vendit do t’i duhet shumica e thjeshtë për t’u votuar më pas në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s.

“Kërkesa për aplikim është dorëzuar nga Shqipëria dhe është nënshkruar nga 44 shtete anëtarë të UNESCO-s që përbën një numër rekord të bashkësponsoruesve në historinë e re të UNESCO-s”, theksoi Selimi.

Zëvendësministri i Jashtëm rikujtoi se Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s do të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim më 3 tetor, ndërsa Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s pritet të votojë në javën e parë të nëntorit me ç’rast do të kërkohen 2/3 e votave për pranimin e Kosovës në këtë agjenci të OKB-së.

ME TE LEXUARAT