Hillary Clinton kërkon falje për email-at privatë

Bota

hillaryKandidatja presidenciale demokrate Hillary Clinton pranoi se përdorimi i serverit të email-it privat kur ishte sekretare e shtetit ishte “gabim” dhe kërkoi ndjesë, një veprim që aleatët e saj e kishin pritur ta dëgjonin prej saj me shpresën se mund të shuhet debati që për muaj me radhë ka trazuar kandidaturën e saj presidenciale.

"Mendoj se mund dhe duhet të kisha bërë një punë më të mirë për t’u përgjigjur pyetjeve më parë. Ndoshta nuk e vlerësova sa duhet nevojën për ta bërë këtë. Ajo që bëra ishte e lejuar. Por tani, kur u kthehem gjërave, mendoj se edhe pse ishte e lejuar, duhet të kisha përdorur dy llogari, një personale, dhe një tjetër për email-a të punës. Ishte gabim dhe kërkoj ndjesë për këtë. Marr përgjegjësinë dhe po përpiqem të jem sa më transparente".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zonja Clinton, transmeton voa, i bëri komentet të martën gjatë një interviste për kanalin ABC. Ndjesa shënon një evolucion në pozicionin e zonjës Clinton gjatë pesë ditëve të fundit, pas anketave zhgënjyese dhe shqetësimeve mes stafit të fushatës se çështja e emailave po e dëmton atë.

Të hënën në një intervistë me agjencinë Associated Press, zonja Clinton vazhdoi të këmbëngulte se nuk do të kërkonte ndjesë për serverin privat.

Kjo çështje e ka ndjekur zonjën Clinton për muaj me rradhë.

Ajo dorëzoi gati 55,000 faqe me emaile që kishte dërguar apo marrë në serverin privat gjatë kohës që ishte sekretare e shtetit nga viti 2009 deri në 2013.

Në serinë e fundit të publikuar nga Departamenti i Shtetit më 1 shtator, zyrtarët thanë se rreth 150 emaile ishin të klasifikuara.

ME TE LEXUARAT