Erdogan nga Moska: Mbyllja e kufijve, turp për Evropën

Bota

erdoganPresidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan e ka quajtur ” “turp për gjithë njerëzimin” ajo çfarë po ndodh në kufijtë e Evropës duke iu refereuar krizës me emigrantët.

“Zgjidhje e problemit me refugjatë nuk është mbyllja e kufijve dhe braktisja e tyre në dete të hapura. Zgjidhja e vetme është të bëhen shtëpitë e tyre vende të sigurta për të jetuar”, ka thënë Erdogan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka shtuar se Turqia ka pranuar dy milionë refugjatë nga Iraku dhe Siria “pa më të voglin hezitim”.

“Ajo çfarë po ndodh në brigjet e Detit Mesdhe bie mbi ndërgjegjen e njerëzimit dhe njerëzimi duhet të jetë i turpëruar për këtë”, ka thënë Erdogan.

Ai i ka bërë këto komente në ceremoninë e hapjes së një xhamie në Moskë.

ME TE LEXUARAT