Ekstradohet 34-vjeçari amerikan, kërkohej për përdhunim në SHBA

Aktualitet

rinas1515Një 34-vjeçar amerikan është ekstraduar nga Tirana drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Luke Adrian Cooke ishte në kërkim ndërkombëtar nga gjykata e Shirby, Tennesse në akuzën e përdhunimit në kushte të rënduara në grup.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas burimeve zyrtare Cooke, nga janari i vitit 2003 deri më 11 maj të 2006 në Kontenë e Shirby ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me një adoleshent 15-vjeçar, e më pas më 11 maj të 2006 ka ngacmuar seksualisht një 8-vjeçar.

Luke Adrian Cooke u arrestua në Tiranë më 15 prill të këtij viti me qëllim ekstradimi, pas bashkëpunimit të Interpol Tirana me atë të Washingtonit.

ME TE LEXUARAT