Ekskluziviteti i Rinasit, vijojnë negociatat me TIA-n

Aktualitet

rinasi2015Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës po vijon negociatat për arritjen e një marrëveshjeje me koncensionarët e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit për ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare.

Burime nga ministria e Transportit bënë të ditur për ATSH-në, se procesi i negociatave ndjek logjikën e tij. “Jemi optimist se do të gjejmë një zgjidhje që ju shërben të dyja palëve”, deklaruan burimet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Negociatat me konçensionarët e Aeroportit Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, synon arritjen e një marrëveshje për të bërë të mundur vënien në funksion të Aeroportit të Kukësit dhe ngritjen e një tjetër Aeroporti në jug të vendit.

Arritja e një marrëveshjeje të tillë do të ndikonte në konsolidimin e tregut me qëllim që qytetarët shqiptar, por edhe të huaj që vijnë e largohen nga Shqipëria përmes transportit ajror t’i ofrohet cilësi sa më e lartë dhe kosto sa më e ulët.

Në marrëveshjen koncesionare të arritur mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë koncesionare, “Tirana Airport Partners” për ndërtimin dhe menaxhimin e aeroportit ndërkombëtar të Rinasit në vitin 2004, thuhet se “gjatë periudhës së koncesionit, asnjë aeroport tjetër nuk do të licencohet për fluturime komerciale (kargo apo pasagjerë), në territorin e Republikës së Shqipërisë”. Më poshtë thuhet se do të lejohen ulje avionësh të linjave ndërkombëtare në aeroporte të tjera, veç atij të Rinasit, vetëm në rastet e emergjencës, ose në kohë katastrofash.

Kjo ka bërë që edhe aeroporti i Kukësit, ndërtuar 11 vite më parë përmes një investimi prej 30 milionë dollarësh nga Emiratet e Bashkuara Arabe, është në pritje të zgjidhjes së këtij neni mes qeverisë dhe koncesionarit.

Negociimi i kësaj pike të marrëveshjes së koncesionit ka qënë objektiv i disa qeverive që nga 2005-a. Por ende nuk është arritur në hapa konkret.

Sipas marrëveshjes së koncensionit nënshkruar më 15 tetor

2004, Tirana International Airport (TIA) ka të drejtë të drejtojë, operojë dhe të zhvillojë Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza për një periudhë njëzet vjeçare. Koncesioni filloi të zbatohet në 23 prill 2005 për një periudhë kohore prej 20 vitesh. Gjatë koncesionit të gjitha fluturimet ndërkombëtare prej dhe drejt Shqipërisë do të realizohen nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.Tirana International Airport SHPK (TIA), një kompani shqiptare me pronësi gjermano-amerikane. Aksionerët janë AviAlliance (ish HOCHTIEF AirPort) DEG Deutsche Investitions- und Entëicklungsgesellschaft dhe Fondi Shqiptaro Amerikan i Ndërmarrjeve

ME TE LEXUARAT