De Biasi flet për barazimin me Danimarkën

Sport

biasiiiTrajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, është shprehur i kënaqur me barazimin kundër Danimarkës.

Danezët dhe kuqezinjtë sonte ndanë pikët duke luajtur pa gola në Kopenhagë, në kuadër të eliminatorëve për Evropianin “Francë 2016”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ishte një pikë me vlerë dhe aq më tepër përballë një ekipi rival që sot e kërkoi fitoren me ngulm. Ne menduam më shumë për tu mbrojtur dhe për fat të keq nuk ka funksionuar kundërsulmi. Ne kishim një mundësi të mirë për ta mbyllur ndeshjen me rastin e Roshit në fund, por nuk e arritëm. Megjithatë, rëndësi ka kjo pikë që na vlen shumë. Dy barazime ndaj Danimarkës do të thonë shumë për ne dhe na japim më shumë besim”, ka thënë De Bias pas ndeshjes, transmetojnë mediat shqiptare.

“Ekipi luajti mirë, sidomos reparti i prapavijës ku arriti me sukses të largonte me sukses çdo rrezik. Tashmë na pret një ndeshje akoma më e vështirë si ajo ndaj Danimarkës, dhe duhet të jemi shumë herë më lart se sot”, ka theksuar ai.

Shqipëria të hënën sfidon Portugalinë në “Elbasan Arena” një tjetër ndeshje e vështirë e Kombëtare sonë në kuadër te takimeve kualifikuese për EURO 2016.

ME TE LEXUARAT