Dalin në shitje fotografitë bardh e zi të Angelina Jolie 20 vjeç

Showbiz

angelineFotografi të rralla bardhë e zi të aktores Angelina Jolie kanë dalë në shitje në galerinë e Londrës.

Në foto aktorja vetëm 20 vjeçare është e zhveshur dhe fotografitë pritet të shiten për 2441 euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Seti i fotografive të bëra nga Kate Garner më 1995, kanë dalë në shitje në London’s Zebra One Gallery dhe shfaqin aktoren ulur teksa kyçet e këmbëve i ka të lidhur me një fjongo të mëndafshtë.

Me një fytyrë të plotë dhe me një të kuq të mbyllur buzësh, tiparet e saj janë lehtë të dallueshme pasi ajo pozon për fotot artistike.

Trendet e viteve të 90-ta tregojnë fytyrë të përsosur të Angelinës, me kockë të ngritur të faqeve dhe buzët e saj të fryra që shpejt do të bëheshin asetet më të njohura të saj.

ME TE LEXUARAT