Çiljeta: Dua të zvogëloj gjoksin

Soft

CiliNë një intervistë për Gazetarin, Arian Çani mbrëmë në nisje të sezonit të ri të emisionit “Zonë e Lirë” Çiljeta Xhilaga i ka habitur të gjithë kur ka deklaruar se në një të ardhme mund të ndërhyjë në gjoks.

Çili nuk ka ndërmend që ta zmadhojë siç dëshirojnë sot shumë femra të ekranit, por ajo dëshiron ta zvoglojë të paktën dy numra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këngëtarja e hitit “Gangsta Love” ka thënë se shpesh herë gjoksi i saj e bën të vihet në siklet dhe të ketë turp. Kjo gjë më bezdis, pasi me jep edhe problem me shtyllën kurrizore dhe qëndrimin drejt – shtoi Çiljeta. Ndaj mos u çudisni kur një ditë ta shikoni Çiljetën me gjoks më të vogël.

Në këtë intervistë Çiljeta ka folur edhe për largimin nga politika dhe rikthimin në karrierën e saj muzikore në të cilën ka vendosur të investohet më shumë, pasi edhe fansta e saj presin të njëjtën gjë. Sa i përket këngës “Gangsta Love” ajo tha se historia e fabulës do të vazhdojë edhe vitin tjetër duke i zhvendosur ngjarjet në një vend tjetër./tvklan.al

ME TE LEXUARAT