Buzëqeshja, sekreti për të hyrë në zemrën e një gruaje?

Soft

ciftiheradytePamja e ngrysur e aktorit ikonë, James Dean, mund t’i ketë lënë gratë e asaj kohe pa frymë, por shkenca zbulon një mënyrë të re për të qëndruar në një lidhje afatgjatë dhe ky sekret është buzëqeshja.

Kërkuesit zbuluan se gratë që donin një marrëdhënie afatgjatë, ishin më të interesuara për burra që buzëqeshnin në mënyrë tërheqëse. Femrat gjithashtu i cilësuan si më të besueshëm meshkujt që buzëqeshnin, krahasuar me ata që kishin një shprehje neutrale në fytyrë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë, gratë që kërkonin një marrëdhënie afatshkurtër, nuk e shihnin buzëqeshjen si diçka shumë tërheqëse te një mashkull, thonë psikologët nga Universiteti i Oslos dhe Universiteti Senshu në Japoni.

Burrat që duken si më të besueshëm, janë një opsion më tërheqës për një partneritet afatgjatë, pasi në të përfshihet edhe të bërit prind, thonë kërkuesit.

Por ky tipar i karakterit është më pak i rëndësishëm për një lidhje që mund të zgjasë disa muaj.

“Buzëqeshja është arma e duhur e një mashkulli për të tërhequr femra që duan lidhje afatgjatë, por kjo nuk është e vërtetë për lidhjet afatshkurtra”, thanë hulumtuesit në revistën “Psikologjia evolucionare”.

Gratë janë më të interesuara në faktorë shoqërorë, si besimi që ngjall një mashkull, kur marrin parasysh një lidhje të gjatë, ku mund të përfshihet edhe të qenët prind. Kjo kërkesë e femrave minimizon rrezikun e humbjes së angazhimit nga partneri gjatë shtatzënisë dhe më pas.

ME TE LEXUARAT