Atletico Madridi, surpriza e Champions, fitojnë të mëdhenjtë

Sport

atletico155Klubet e PSG, Real Madrid, Manchester United dhe Juventus e mbyllen me fitore mbrëmjen e dytë në Ligën e Kampioneve, ndërkohë që supriza është Benfica, e cila mposhti 1-2 Atletico Madrid në Spanjë.

Në grupin A gjërat po shkojnë sipas parashikimeve. Do të jetë PSG dhe Real Madrid skuadrat që do të luftojnë me njëra-tjetrën për vendin e parë. Francezët e Blanc mundën 0-2 në Ukrainë Shaktarin, ndërsa madrilenët fituan 0-2 me Malmoen në transfertë, falë golave të Cristiano Ronaldos.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në grupin B situata duket më e komplikuar, pasi tashmë të katër skuadrat janë me nga 3 pikë. Manchester United përmbysi rezultatin dhe mposhti 2-1 Wolfsburg, ndërsa CSKA e Moskës arriti të mundë 3-2 PSV Eindhoven. Fitorja 2-1 në Madrid ndaj Atleticos e ka ngjitur Benfikën në vendin e parë me pikë të plota në grupin C.

Ecuria e Juventusit në Ligën e Kampioneve është ndryshe nga ajo në kampionatin italian. Kampionët e Italisë fituan 2-0 ndaj Sevijës duke marrë kryesimin e grupit D, ndërkohë që në ndeshjen tjetër Manchester City përmbysi rezultatin në sekondat e fundit, duke mposhtur 2-1 Borussia Monschengladbach.

ME TE LEXUARAT