Aplikim online për shmangien e radhëve në QKR, ja procedura

Aktualitet

qkr_2Bizneset mund të regjistrohen on line, pa qenë e nevojshme të qëndrojnë në rradhë të gjata pranë sporteleve të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

Është ky apeli që bën Ministria e Financave, teksa shpjegon se mjafton aplikimi on line në siten zyrtar në internet te QKR-së për t’u regjistruar.

www.qkr.gov.al është faqja elektronike ku të gjithë bizneset e paregjistruar duhet të futen dhe të klikojnë linkun e regjistrimit fillestar te personit fizik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky link të tregon më pas procedurën që duhet ndjekur për të plotësuar aplikimin on line.

Pasi subjekti të ketë plotësuar të gjitha kërkesat e aplikimit, ai klikon mbi butonin “Firmos” dhe pas kësaj, aplikimi është dërguar me sukses pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

Nga QKR subjektit i vjen e mail që është regjistruar dhe mund të shkojë pranë sporteleve në një kohë të dytë opër të tërhequr NIPT-in dhe ekstraktin.

Burime zyrtare në Ministrinë e Financave shpjegojnë se regjistrimin që kanë bërë on line, bizneset duhet t’ua tregojnë tatimorëve kur t’u shkojnë për kontroll dhe nuk do të penalizohen, pasi ky aplikim tregon se biznesi ka hyrë në procedurën e regjistrimit. Burimet e mësipërme shpjegojnë se aplikimi on line do të shmangë rradhët e gjata pranë QKR-së dhe nuk do të pengojë biznesin që të vijojë aktivitetin e tij.

ME TE LEXUARAT