Akuzat ndaj kengetareve, Kozma Dushi: Gjergj Leka do ketë pirë ndonjë gotë

Soft

kozmKur e pyet për festivalet e Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar, Kozma Dushin e pushton nostalgjia. Nuk ka marrë kurrë çmim të parë, por dëshiron t’i bëjë 35 herët që ka kënduar në të, duke thyer kështu një rekord. Kur e pyet për koleget e tij, Parashqevi Simaku, Vaçe Zela etj., këngëtari thotë vetëm fjalë të mira, transmeton panorama. Sipas tij, ato ishin këngëtare të shkëlqyera, që nuk kishin nevojë për miq, siç ndodh sot.

Ndërsa sa i përket fjalëve të Gjergj Lekës, ai thotë se me gjasë kantautori mund të ketë kthyer një gotë atë ditë, fundja kështu bëjnë artistët në të gjithë botën, sipas tij. Por nëse ka qenë esëll, patjetër ka bërë gabim. “Mua më vjen shumë keq. Për Gjergj Lekën kam respekt. Është muzikant i formuar, i kompletuar, me një vesh absolut. Me sa e njoh unë, është djalë shumë i mirë dhe me zemër shumë të madhe. Por çuditem si e bëri atë debat me këngëtaret e brezit tim. Nuk e di, ndoshta Gjergji ka qenë i pirë, aludoj unë. Se njerëz jemi, sidomos ne artistët edhe e pimë ndonjë gotë më shumë, kudo në botë kështu janë artistët”- thotë ai dhe shton “Megjithatë, nëse ato fjalë i ka thënë esëll, për mendimin tim ka bërë gabim që është marrë me këngëtaret e brezit të asaj kohe”. Zhurnal

ME TE LEXUARAT