Aksioni ndaj informalitetit, tatimorët zbarkojnë në Fier

Aktualitet

kasaAksioni kundër informalitetit ka nisur edhe në qarkun e Fierit, ku grupet e taks forcës janë shpërndarë në gjithë zonën për të kontrolluar bizneset.

Sipas kreut të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Albert Malaj, në kontroll do të kalojë çdo biznes dhe përballë shkelësve të ligjit toleranca do të jetë zero.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai tha se lufta ndaj informalitetit do të bëhet me transparencë, duke mos neglizhuar asnjë rast, si për regjistrimin e biznesit dhe punëtorëve, ashtu dhe për pajisjen me kasa fiskale dhe lëshimin e kuponit tatimor.

Për mimentin ende nuk ka ndonjë shifër të bizneseve të kontrolluara apo të gjobitura.

ME TE LEXUARAT