Zyrtare, tre familjarët e Bin Ladenit u vranë nga rrëzimi i avionit

Bota

avioni15Arabia Saudite thotë se tre anëtarë të familjes së ish-liderit të vrarë të al-Kaidës, Osama bin Laden, kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit privat në pjesën jugore të Anglisë.

Ambasadori i Arabisë Saudite në Britani, Princi Mohammed Bin Nawaf Bin Abdel-Aziz, sot i ka shprehur ngushëllime familjes së pasur, bin Laden, që është pronare e kompanisë kryesore ndërtimore në Arabinë Saudite.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia tha se katër vetë, piloti dhe tre udhëtarë, kanë humbur jetën kur aeroplani privat është rrëzuar në një vend për parkim të automjeteve dhe është përfshirë nga zjarri, derisa ishte përpjekur të ateronte në aeroportin Blackbushe, 65 kilometra në jugperëndim të Londrës.

Aeroplanmi fluturonte nga Milanoja e Italisë.

Ish-lideri i al-Kaidës, Osama bin Laden, ishte shpallur i përjashtuar nga familja ne tij në vitin 1994, kur Arabia Saudite ia tërhoqi shtetësinë për shkak të aktiviteteve të tij militante.

Bin Ladeni është vrarë në Pakistan në vitin 2011, nga forcat speciale të Shteteve të Bashkuara.

ME TE LEXUARAT