Zbardhen fakte të reja për dy motrat e zhdukura në Durrës

Aktualitet

policia-durresZbardhja e tabulateve telefonike për dy motrat e zhdukura në Durrës, 18 dhe 14 vjeçe pas helmimit të prindërve dhe djegies së banesës, kanë zbuluar se ato kanë biseduar me një femër pak momente para se të arratiseshin nga shtëpia. Prokuroria ka sjellë dje me urgjencë në polici tabulatet telefonike të 4 celularëve që kanë marrë me vete Orialda dhe Klevisa Kajtazi. Nga analizimi i të dhënave, ka rezultuar se thirrjet e fundit para largimit nga shtëpia dy vajzat i kanë bërë me një femër, emri i së cilës për momentin nuk bëhet i ditur për arsye hetimore.

Siç shkruan “Gazeta Shqiptare”, dyshohet se kjo femër i ka instruktuar vajzat për të gjithë planin e largimit nga banesa, ndërkohë që nën hetim janë edhe numra të tjerë telefoni. Ndërkohë, prokuroria ka marrë edhe tabulatet telefonike të nënës së vajzave, Anila Kajtazi. Të katër telefonat që vajzat kanë marrë nga banesa e tyre pas arratisjes në drejtim të paditur, janë të fikur e jofunksionalë. Nuk dihet nëse janë brenda apo jashtë vendit, por po hetohet në drejtim të identifikimit të personave që mund t’i kenë ndihmuar apo marrë vajzat, pohojnë burimet. Kështu, nën mbikëqyrje janë të gjithë djemtë e lagjes në Spitallë në Durrës, ku janë vënë re elemente të dyshimta të aktivitetit të tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po kështu, nën mbikëqyrje është ish-i fejuari i Orialdës 18-vjeçare, megjithëse prindërit e vajzës e kanë shmangur plotësisht këtë si opsion. Ish-i fejuari i Orialdës jeton dhe punon në Itali, po kështu edhe ish-i fejuari i vajzës së madhe, Alketës. Sipas burimeve policore, një djalë 25- vjeçar është larguar në Itali në 17 korrik, një ditë pas largimit nga banesa të dy vajzave. Edhe ky person mbahet nën mbikëqyrje. Po kështu, djemtë e lagjes numër 15 që kanë pasur njohje me vajzat janë nën mbikëqyrjen e policisë. Kjo nisur nga fakti se dy vajzat, në mënyrë konstante e të vazhdueshme u kanë hedhur në gjellë prindërve dhe motrës së madhe valium për të fjetur gjumë. Vajzat kanë dalë natën dhe kanë pasur jo rrallë takime me djem të moshës së tyre, por edhe me më të rritur. Janë shoqëruar në polici disa banorë të lagjes dhe ka dyshime që vajzat e kanë frekuentuar jetën e natës rregullisht gjatë muajve të fundit, pohojnë burimet.

Megjithatë, fakti që mund të jenë brenda vendit, në zonën jugore, është një tjetër opsion i ngritur nga hetuesit, nisur nga disa telefonata anonime që kanë mbërritur në telefonin e nënës së vajzave ditët e fundit, por që askush nuk ka folur./Lajmifundit.al/

ME TE LEXUARAT