Vritet hakeri i ISIS, SHBA konfirmon lajmin

Bota

hakeriZyrtarë amerikanë kanë njoftuar se shtetasi britanik, Junaid Hussain, një ndër terroristët më të kërkuar, është vrarë nga bombardimet me avionë të telekomanduar në Siri.

Junaid Hussain, 20 vjeç, ishte bashkuar militantëve të Shtetit Islamik dy vite më parë, ku njihej si hakeri kryesor në radhët e ISIS.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shtetet e Bashkuara e vlerësuar vrasjen e 20-vjeçarit britanik si një humbje serioze për ISIS. Michael McCaul, kryetari i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, tha se vdekja e tij ka dërguar një “mesazh të pagabueshëm”.

“Ne duhet ruajtur vigjilencën për të ndaluar komplotet në të ardhmen, por në fund të fundit ne duhet të shkatërrojnë grupin terrorist”, tha McCaul.

Më herët, vrasja e Junaid Hussain është konfirmuar edhe nga një zëdhënës i qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se 20-vjeçari gjendej në listën e Pentagonit si personi i tretë më i rrezikshëm në radhët e Shtetit Islamik. Ai u bë një nga personat më të rëndësishëm perëndimorë në radhët e ISIS, duke luajtur një rol kyç në radikalizimin dhe rekrutimin e personave të tjerë.

Hussain, një haker me aftësi të jashtëzakonshme, përfundoi në burg për 6 muaj në vitin 2012, pasi siguroi kontaktet private të ish-kryeministrit Tony Blair.

ME TE LEXUARAT