Veliaj: Basha na la borxh rekord, 30 mln dollarë fatura pa shlyer

Aktualitet

kesh-bashkiakKreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka cilësuar çështje emergjence miratimin e ndryshimeve në buxhet duke thënë se këshilltarët nuk kanë kohën e nevojshme për të diskutuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Veliaj tha se buxheti mund të rishikohet sërish në shtator pas pushimeve pasi në 10 vite nuk mund të bëhej më shumë.

Veliaj: Ne na duhet të procedojmë se bëhet fjalë për situatë emergjence. Secila prej tyre ha një ditë debat, ne rrezikojmë eficencën për hir të disa gjërave që nuk kanë ndonjë barrë të madhe në buxhet. Nëse do hapnim debat hartimi i buxhetit do na kapte në nëntor.

Unë besoj që më miri t’i përgjigjemi shpejt kësaj nevoje emergjente për të zhbllokuar gjërat e mëdha, dhe pastaj marrim kohën e duhur që në fund të vitit ne të diskutojmë dhe të kemi një buxhet dhe paketë fiskale model.

A ja vlen që të bllokohet ky proces për dy qenë dhe mace? Unë them që jo. Por për tu siguruar që edhe dikush që e ka paguar në fillim të vitit, me këtë i bie të gjithë të thonë më rimburso të gjitha këto gjëra që t’i i vlerësove të padrejta.

T’i mbledhim këto vërejtje dhe në fund të vitit të bëjmë një buxhet serioz dhe paketë fiskale serioze, do e diskutojmë menjëherë në shtator pas pushimeve. Pavarësisht debateve politike qyteti ku jetojmë është shumë keq. Na ndihmoni ta fitojmë këtë luftë, pa na penguar. Kjo agora mos të jetë një imitim i shëmtuar i parlamentit.

Ky orizi i buxhetit është plot me kokrra të zeza, i qërojmë bashkë, por jo tani, të bëjmë një analizë të qetë. Të flasim hapur, erdha këtu të gjithë drejtorët ishin me pushime, tani më thoni çfarë mund të bëhet në 10 ditë. Me aq kushte modeste sa kam pasur për të punuar kemi bërë diçka dhe disa gjëra i kemi lëvizur për mirë besoj. -

 

ME TE LEXUARAT