Turqi, sulm me armë pranë konsullatës amerikane

Bota

turqi-stambollDy persona të paidentifikuar dhe të armatosur kanë shtënë afër ndërtesës së Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Stamboll të Turqisë.

Autoritetet kanë thënë sot se askush nuk ka pësuar nga këto të shtëna, por personat e armatosur kishin ikur, pasi policia ka hapur zjarr kundër tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky incident ndodhi vetëm disa orë, pasi nga një sulm me bombë, kundër një stacioni të policisë në Stamboll, mbrëmë u plagosën 10 vetë, përfshirë 7 policë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, që ka ndodhur në periudhën e kulmit të dhunës ndërmjet forcave të sigurisë së Turqisë dhe kryengritësve nga Partia Punëtore e Kurdistanit (PPK).

Po ashu, kjo dhunë po ndodhë në kohën kur Turqia i ka shtuar aktivitetet ushtarake për t’i luftuar ekstremistët e grupit, Shteti Islamik.

ME TE LEXUARAT