Tiranë, Këshilli Bashkiak mblidhet më 3 gusht për pagesat e PAK

Aktualitet

kesh-bashkiakDitën e enjtë, datë 3 shtator ora 17:00 do të zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku në rend të ditës janë tre pika kryesore.

Bashkia ka njoftuar se do të diskutohet për projektvendimin për Miratimin e pagesës për Personat me Aftësi të Kufizuar për periudhën 1-31 gusht 2015.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu do të diskutohet edhe për Kalimin e Digës së Liqenit Artificial të Tiranës në administrimin e Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Pika e tretë e rendit të ditës është Caktimi i përfaqësuesit të Bashkisë së Tiranës si anëtar në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme dhe anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës në Shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Po ashtu gjatë javës do të mblidhen edhe komisionet përkatëse për të diskutuar për pikat e rendit të ditës.

ME TE LEXUARAT