Tiranë, arrestohet 33-vjecari me snajpera dhe arsenal armësh

Aktualitet

tirane-arrestimiarmePolicia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Burimet zyrtare kane thene se në kuadër të operacionit “Tekniku”, të dielën u bë e mundur vënia në pranga e shtetasit Alban Mero, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi i është dokumentuar aktiviteti kriminal për veprat penale “prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “prodhim dhe mbajtja pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Ajo qe bie ne sy eshte se 33-vjecari posedonte nje arsenal te vertete armesh dhe shumica prej pushkeve te tij ishin te modifikuara me dylbi dhe me pajisje te tjera duke u dhene formen e snajperit per goditje ne distanca te medha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dekarata e policise:

Sot me date 30.08.2015 , ne kuader te operacionit “Tekniku”, pas nje pune te mireorganizuar policore nga sherbimet e Komisariatit Nr.3 eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasit:

Alban Mero, 33 vjec, lindur ne Elbasan dhe banues ne Tirane, banese private ne Fushe Mezez.

Arrestimi i ketij shtetasi eshte bere pasi i eshte dokumentuar aktiviteti kriminal per veprat penale “prodhim dhe shitje te narkotikeve”, “prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municionit” dhe “prodhim dhe mbajtja pa leje te armeve te gjuetise dhe sportive”. Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar sendet si me poshte:

1. Nje qese plasmasi me ngjyre te zeze, e mbeshtjelle me natriban nga ana e jashtme, brenda saj gjendet nje sasi prej lende bimore me ngjyre jeshile, e ngjashme  ne  ere dhe karakteristika si ajo e bimes narkotike  Cannabis Sattiva, me peshe 580 grame.

2. Nje pistolete kaliber 8 mm (pa numer), se bashke me nje kreher me 18 (tetembedhjete) cope fisheke.

3. Nje pistolete me numer 53634, se bashku me nje kreher me 3 (tre) cope fisheke ne te.

4. Nje pushke model-56, kaliber 7.62 mm, me numer 13002487, me qyte dhe tyte te shkurtuar, pa gypin e gazrave, se bashku me kreher me 6 (gjashte) cope  fisheke ne te.

5. Nje pushke sportive pa numer.

6. Nje arme gjahu teke me numer 1642.

7. Tre krehera ku secili prej tyre me nga 5 (pese) cope fisheke.

8. Dy maska me ngjyre te zeze.

9. Nje feneline me dy llampa me ngjyre te zeze dhe gri.

10. Tete aparate telefoni celulare te markave te ndryshme.

11. Nje dylbi arme me mbishrimin TASKO 3-9X56E.

12. Nje pale dylbi me ngjyre te zeze me mbishkrimin “Dakota’ 10x50.

13. Nje qese me pulla fiskale me mbishkrimin Ministria e Financave.

14. Nje elektrik me ngjyre te zeze, si ato qe vendosen ne koke.

ME TE LEXUARAT