Tetova në zi, i jep lamtumirën viktimave nga përmbytjet

Aktualitet

tetoveTetova është në zi për viktimat që shkaktoi përmbytja. Mijëra qytetarë u dhanë lamtumirën viktimave Ritan Ahmeti 1 vjec e gjysmë, Anisa Muaremi 14 vjeçe dhe Ashim Fazlia 80 vjeçar.

Ekipet e pastrimit bashkë me banorët, menjëherë pas pastrimit të rrugës kryesore në Shipkovicë kanë pastruar edhe rrugën e varrezave të fshatit për të përcjellë viktimat e katastrofës natyrore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkaq ekipet e shpëtimit vijojnë ende kërkimet nën gërmadha pasi disa persona rezultojnë të zhdukur me shpresën se do të ketë ndonjë mrekulli.

E zhdukur ende rezulton një 6 vjecare motra e Ritonit të vogël që mbeti viktimë e përmbytjeve.

Këshilli i Komunës së Tetovës shpalli datat 5 dhe 6 gusht ditë zie në nder të viktimave e familjeve të tyre.

Zonat më të goditura ishin Shipkovica dhe Reçica e Tetovës, ku pati viktima, mes tyre tre fëmijë. Ndërsa në terren konstatohen edhe dëme të mëdha materiale.

 

ME TE LEXUARAT