Studimi, ja sa ditë duhet të pushoni që të arrini kulmin e kënaqësisë

Soft

plazhiiiiÇdo vit, ju keni disa ditë pushime për të kaluar. A duhet ti merrni të gjitha ato njëherësh dhe ti shijoni në luks apo ti ndani në mini-pushime apo ti jepni vetes shumë fundjava të gjata?

Kjo është një pyetje që çdo profesionist duhet ti përgjigjet dhe ndërsa natyra e punës suaj dhe buxheti që keni në dispozicion si dhe preferencat e familjes suaj të gjithë luajnë një rol në llojin e pushimeve që do të merrni, shkenca ka diçka për të thënë fjalën e saj gjithshatu mbi këtë çështje. Studimet kanë identifikuar numrin ideal të ditëve të pushimeve që maksimizojnë relaksin  tuaj.

8 ditë për të arritur kulmin e lumturisë gjatë pushimeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një kërkim i një universiteti finlandez ndoqi plot 54 pushues gjatë gjithë pushimeve të tyre duke matur uljet dhe ngritjet e lumturisë dhe kënaqësisë së tyre ndërsa ditët e pushimeve kalonin.

Kërkuesit zbuluan se gëzimi i lidhur me pushimet nuk u rrit me shtimin e nxirjes së lëkurës dhe harrimit të punës. Në kundërshtim me këtë, kulmi i lumturisë arrihej pas 8 ditëve.

“Mund të jetë që ai 8 ditëshi të jetë ideali për të marrë përfitimet e një pushimi,” Jessica de Bloom, një nga anëtaret e ekipit kërkimor i tha The Wall Street Journal.

Ideja se pak më shumë se një javë mund të jetë periudha perfekte e pushimeve i përshtatet edhe pushuesve të thekur. “8 ditë. Duket në rregull. Ju merrni të premten pushim pas pune, ndoshta ikni atë ditë pak më herët. Më pas keni të shtunën, të hënën, të martën, të mërkurën, të enjten, të premten, të shtunën dhe të djelën,” thotë Eksperti i Burimeve Njerëzore, Tim Sackett në komentin e tij për këtë studim në blogun e tij.

“Dita e parë nuk duket si pushim sepse ju rehatoheni dhe përpiqeni ta lëshoni veten dhe e shtuna e fundit për të cilën keni nevojë për të filluar paketimin dhe mbledhjen e gjërave sepse do të largoheni të djelën. Ajo e djelë e fundit do të jetë ditë pune sepse ju nuk do të jeni më me pushime!,” shton ai duke shpjeguar përse pushime të tilla e tërheqin atë.

Shkenca e një “arratisje” perfekte

Është një gjetje që ja vlen për tu shënuar nëse jeni duke planifikuar pushime verore të momentit të fundit. Udhëtimi është i kushtueshëm në fund të fundit (dhe nëse kini fëmijë, nuk do të jeni pa stres), kështu që nuk ka kuptim ta zgjasni një udhëtim nëse koha dhe paratë shtesë nuk do të kontribuojë për lumturinë dhe qetësinë tuaj. Por ky studim nuk është i vetmi studim shkencor që ekziston se si të arrish të realizosh pushimet më të mira të mundshme ndërsa kërkime të tjera tregojnë si të nxjerrësh çdo pikë kënaqësie nga pushimet tuaja.

ME TE LEXUARAT